Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, ia përcolli sot kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, urimet e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Austrisë, Sobotka.
Ai e nënvizoi miqësinë e vazhdueshme të Austrisë dhe e siguroi Osmanin për përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij për Kosovën.
Po ashtu, ambasadori Weidinger e uroi Osmani për funksionin e ri dhe i dëshiroi suksese popullit të Kosovës.
Ambasadori austriak e siguroi atë se qeveria e re e Austrisë do të vazhdojë ta përkrahë edhe më tej Republikën e Kosovës.
Osmani e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe theksoi se Austria mbetet partner i rëndësishëm për popullin e Kosovës. Sipas saj, Kosova llogarit në bashkëpunimin e vazhdueshëm me shtetin austriak.
Ajo kërkoi që Austria të ndikojë në liberalizimin e vizave, pasi që vendi tashmë i ka plotësuar kriteret për liberalizim, por qytetarët tanë po mbahen ende të izoluar.
Theks të veçantë bashkëbiseduesit i kushtuan bashkëpunimit në fushë të diplomacisë parlamentare.
Osmani e siguroi ambasadorin Waidinger se si përfaqësuese e popullit ajo do të ndikojë që Kuvendi t’i mbajë dyert të hapura për qytetarët dhe se do të jetë garantues i mbrojtjes së lirive dhe i të drejtave të tyre. /arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?