Tahiri i dorëzoi detyrën ministres së re të Drejtësisë, Albulena Haxhiu

14:12 | 4 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i ka dorëzuar mandatin ministres së re të Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Me të marr mandatin Haxhiu para mediave u shpreh se do të jetë detyrë, përgjegjësi e madhe por që do ta realizojë me angazhim të plotë pa kursim dhe me vullnet do t’i adresojnë gjitha synimet që i kanë para vetes.

“Do kemi bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës sepse të gjitha çështjet që i adresojmë kalojnë përmes kuvendit. Do të raportoj rregullisht në komisionet përkatëse të kuvendit, do t’i përgjigjem secilës pyetje të deputetëve, do të bashkëpunojmë me shoqërinë civile, organizatat që merre me drejtësi, institucionet e drejtësisë, administraten e sistemit të drejtësisë, shërbimin korrektues, mediat”, u shpreh Haxhiu, raporton arbresh.info.

Ndërsa ish-ministri, Abelard Tahiri e uroi atë për postin e ri dhe e njoftoi për punën që kanë bërë deri me tani dhe tha se do t’i jep mbështetje projekteve që janë të rëndësishme për qytetarët.

“Mund të them se është fat për Ministrinë e Drejtësisë që e drejton një njeri që ka qenë për dy mandate në Komision për Legjislacion dhe është i njoftuar për punën e Ministrisë së Drejtësisë. Unë do ta përcjelli punën e Ministrisë së Drejtësisë nga Komisioni për Legjislacion dhe normalisht do t’i dhë mbështetje projekteve me rëndësi për qytetarët”, është shprehur Tahiri,/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme