Bordi i Chelseas është i gatshëm ta lejojë trajnerin, Frank Lampard të transferojë lojtarë deri në vlerën 150 milionë euro.
Dy sezonet e fundit “Blutë” nuk kanë transferuar lojtarë sepse ishin të dënuar nga FIFA, dënim i cili u hoq para dy muajve, transmeton portali arbresh.info.
Sipas The Evening Standard, tekniku anglez muajin e kaluar provoi të transferojë sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani dhe të Napolit, Dries Mertens por nuk ia doli.
Ndërsa në fund të sezonit, Lampard do provoi të transferoi sulmuesin e Lyon, Moussa Dembele dhe të RB Leipzig, Timo Werner, derisa në listë është edhe Jadon Sancho.
Për këtë sezon objektivi kryesor i klubit është të përfundojë në top katër dhe të mundohen të kualifikohen sa më shumë në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...