Kurti u thotë ministrave: Duhet të jeni me qytetarët, jo të rrini në kolltuqe

12:08 | 4 Shkurt 2020
M. A.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e parë ceremoniale, nën udhëheqjen e kryeministrit të ri, Albin Kurti.

Nga ulësja e kreut të ekzekutivit, Kurti ua ka bërë thirrje vartësve të tij, që të punojnë fortë e me përkushtim që ta shpërblejnë besimin e qytetarëve që ua dhanë në zgjedhje.

Kurti ka thënë se karriget i kanë të gjithë, por më shumë do të qëndrojnë në këmbë duke punuar, e jo ulur në kolltuqe.

“Sytë e gjithë popullit tashmë janë të ky kabinet qeverisës, rrjedhimisht tek secili prej jush. Do të ishte mirë që të gjithë ne të mësojmë përmendësh programin tonë që del nga marrëveshja jonë e përbashkët sepse me të do të zgjohemi në mëngjes e me të do të flemë në mbrëmje. Të bëhemi të thjeshtë e të drejtë ashtu siç i kemi qytetarët tanë. Ministri i bujqësisë duhet të kalojë me shumë kohë me fermerët se sa në zyrën e tij, e ministri i shëndetësisë me shumë kohë duhet të kalojë me mjek e pacient. Pra, jo të rrimë ulur në kolltuqe e të urdhërojmë nga lartë, por të zbresim poshtë sa më afër qytetarit sepse atje është e vërteta jonë, atje shihen politikat tona”, tha Kurti.

Me tutje kryeministri Kurti ka thënë se karriget i kanë por më shumë do të rrinë në këmbë për shkak të punëve që shumta që i presin.

“Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve duhet të jetë motor për punën tonë. Prandaj nuk mund të pushojmë derisa ta shpërblejmë besimin e tyre. Njëqind ditët e para do të jenë të zëna me angazhim maksimal. Karriget i kemi por jam i bindur se më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin. Program ynë qeverisës është ambicioz aq janë edhe pritjet e qytetarëve”, u shpreh ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme