Albin Kurti pranoi detyrën si kryeministër me ceremoni shtetërore

11:45 | 4 Shkurt 2020
M. A.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës.

Pranim dorëzimi i detyrës së të parit të Qeverisë iu është bërë nga ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, kjo pasi që ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk mundi që ta dorëzojë mandatin sepse ka bërë të ditur se është në një vizitë në SHBA.

Para se të bëhej zyrtarisht dorëzimi i detyrës, Kurti dhe Pacolli kanë kaluar pranë gardës së FSK-së.

Njerëz të shumtë ishin mbledhur për të shikuar nga afër këtë ceremoni./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme