Google ADS

A ju kujtohet ky fustan? Ja çka thonë shkencëtarët për ata që e panë ndryshe

20:04 | 14 Tetor 2015
Arbresh.info

Ishte fustani i cili pushtoi internetin. Miliona njerëz deklaronin se po e shihnin fustanin si të bardhë me rripa ngjyrë ari, derisa pjesa ishin të bindur se fustani ishte blu me rripa të zi.

Tash shkencëtarët besojnë se e kanë zgjidhur problemin se pse disa njerëzve fustani i zi u dukej i bardhë.

Pas skanimit të disa vullnetarëve me rezonancë magnetike, të cilëve u kërkohej ta shikonin imazhin, shkencëtarët vërejtën disa ndryshime të vogla në funksionimin e trurit.

Ata që e panë fustanin si të bardhë kishin aktivitet të shtuar në zonën frontale dhe parietale e cila është shumë e rëndësishme në perceptimin vizual, arsyetimin logjik dhe vëmendjen selektive.

Truri i tyre në fjalë tjera po punonte më tepër se sa duhej për ta interpretuar imazhin, e kjo bëri që ata të besojnë se ngjyra e kaltër ishte në fakt një nuancë e ngjyrës së bardhë.

Hulumtimi u publikua në gazetën Cortex./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme