Sulmuesi, Luka Jovic ka zbuluar se ka menduar se ishte shaka që Real Madrid provoi ta transferojë gjatë afatit veror.
Jovic iu bashkua “Los Blancos” në verë për 60 milionë euro nga Eintracht Frankfurt, pas një sezoni te mrekullueshme te klubi gjerman në të cilin shënoi 27 gola.
Mirëpo, te gjiganti spanjoll nuk është duke ia dal shumë mirë sepse ka shënuar vetëm një gol këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Serbi tha se kur agjenti i tregoi për ofertën, ka menduar se ishte shaka, pastaj e ka pranuar menjëherë.
“Agjenti me telefonoi dhe me tha se Real Madrid me donin. I thashë të lutëm mos bë shaka, por ai tha se është e vërtetë”
“Pastaj pranova dhe nuk mendoj se ishte gabim. Shumica e klubeve të rëndësishme të thërrasin vetëm njëherë”
“Jam i bindur se do ia dal dhe do ia dëshmoi të gjithëve se jam te Reali sepse kam kualitet”, deklaroi ai.
Reali ka një numër të madh të sulmuesve në skuadër duke përfshirë, Vinicius Junior, Gareth Bale, Rodrygo Goes, Isco, Brahim Diaz dhe Mariano Diaz, Karim Benzema./arbresh.info.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation