Google ADS

Ndjekje me makina dhe shkëmbim zjarri me policinë, çfarë ndodhi në Elbasan

10:46 | 4 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ndjekja e një makine të dyshuar nga polica e Elbasanit ka përfunduar në një aksident të trefishtë ku kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes tyre dhe një polic.

Mësohet se policia ishte në ndjekje të Aldiron Shehu i cili kishte hyrë nga Greqia në Shqipëri dhe po udhëtonte nga Korça në drejtim të Elbasanit. Ai nuk i ishte përgjigjur thirrjes së disa postblloqeve për të ndaluar.

Në aksin Elbasan-Librazhd, policia e cila ishte vënë në ndjekje të këtij shtetasi ka qëlluar me armë për të shpuar gomat e makinës por kjo ka sjellë kundërpërgjigjen me armë zjarri nga makina e personit që po ndiqej.

Në këtë moment Aldiron Shehu ka goditur postbllokun e ngritur në hyrje të Elbasanit dhe kjo ka sjellë aksidentin e trefishtë.

Të plagosurit janë Durim Plaka, Adriana dhe Agim Mukja, Albert Cani dhe efektivi i policisë Eugen Abdurrazaku. Ata janë përcjellë në spitalin e Elbasanit dhe fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime serioze.

Pas aksidentit policia ka bërë ndalimin e Aldiron Shehut. Ai rezulton me precedentë penal pasi të njëjtin episod e ka kryer edhe gjatë vitit 2018. Në brendësi të makinës së tij janë gjetur një sërë targash false, të cilat ende nuk është mësuar se për çfarë do të përdoreshin/opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme