Në 30 dhjetor, doktori Li Wenliang hodhi “një bombë” ndërmjet kolegëve të tij mjekë, me të cilët kishte studiuar dhe që i kishte në aplikacionin popullor kinez WeChat kur u dërgoi mesazhin: Shtatë pacientë në një treg lokal prodhimesh deti ishin diagnostikuar me një sëmundje si SARS dhe ishin futur në karantinë në spitalin e tij!
Li u shpjegoi se sipas analizave që ai kishte parë, sëmundja ishte koronavirus – një familje e madhe virusesh që përfshinte edhe SARS-in, sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes, njofton CNN. Të dhënat për SARS në Kinë janë të vitit 2003, kur pandemia vrau qindra njerëz dhe kjo u fsheh nga qeveria.
Li, mjeku 34-vjeçar që punonte në Wuhan, qyteti kryesor kinez ku shpërtheu koronavirusi vdekjeprurës, u tha miqve të tij që të paralajmëronin të dashurit e tyre privatisht. Por brenda disa orësh, mesazhet e tij të fotokopjuara u shpërndanë, u bënë virale pa u mbuluar emri i tij.
“Kur iI pashë se ato po qarkullonin online, e kuptova se kjo ishte jashtë kontrollit tim dhe unë do ta paguaja rëndë,” tha Li. Ai pati të drejtë.
Shumë shpejt pasi postoi mesazhin, Li u akuzua për thashetheme e panik nga Policia e Wuhan.
Ai qe një ndër ata mjekë që u vunë në shënjestër nga Policia se po i binte këmbanave mbi virusin vdekjeprurës disa javë para se të ai të shpërthente.
Virusi sot ka marrë 425 jetë dhe ka infektuar më shumë se 20 mijë, përfshirë edhe mjekun Li.
Nga një shtrat spitali ku ndodhet nën kujdes intensive, Li i tha CNN se ai ishte konfirmuar të shtunën, më 1 shkurt, se edhe ishte infektuar nga virusi.
Diagnoza e tij ka ngjallur zemërim në të gjithë Kinën dhe po rritet kundër censurës së shtetit rreth sëmundjes dhe vonesës së paralajmërimit të publikut që në fillesat e tij, për virusin vdekjeprurës./ar.sh/
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...