Shkoi në Shqipëri për të mësuar shqip, studenti nga Kina rrëfen paragjykimet me të cilat po përballet

09:54 | 4 Shkurt 2020
Arbresh.info

Andi është një 19-vjeçar nga Le Shani i Kinës, i ardhur në Shqipëri prej pak muajsh për të mësuar shqip. Për momentin, coronavirusi nuk përbën rrezik për të, por familjen dhe të afërmit i ka atje, duke u përballur siç ai tregon, me optimizëm me këtë realitet të ri.

”Ata nuk dalin jashtë. Për shembull, prindërit e mi më thonë se rrinë në shtëpi dhe nuk dalin jashtë pavarësisht se jeta bëhet disi e mërzitshme. Megjithatë, mund të durojnë sepse kjo është një situatë e vështirë. Duhet të durojmë dhe të fitojmë”,-tha në ”Euroneës”.

Së bashku me miq të tij, ai është interesuar për sasinë e maskave në depot farmaceutike në Shqipëri, në mënyrë që ato të blihen dhe të dërgohen në Kinë. I riu është informuar edhe për masat që vendi i tij ka marrë për të mbrojtur qytetarët.

”Ata i këshillojnë banorët që të qëndrojnë më mirë në shtëpi dhe të mos dalin, përveç rasteve të domosdoshme kur duhet të blejnë ndonjë gjë për të ngrënë ose për të pirë. Janë mbyllur të gjithë vendet e argëtimit si baret, kinematë apo restorantet etj”. Edhe pse shqiptarët i cilëson si një popull mikpritës dhe ka shumë shoqëri këtu, Andi tregon se së fundmi ka ndeshur paragjykim në rrugë. 19-vjeçari nuk ka frikë të rikthehet në Kinë pas 4 muajsh, kur afati i bursës të ketë përfunduar. Ai beson se situata do të zgjidhet shumë shpejt.

Hong Kongu shënon viktimën e parë nga koronavirusi

 

Shkon në 427 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme