Propozim-programi për subvencione kapitale për zhvillim të rajoneve planore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2020 dhe Propozim – programi për ndryshim të Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2020, do të jenë pjesë e disa pikave të rendit të ditës në mbledhjen e sotme të rregullt, të gjashtë të Qeverisë.
Në mbledhje, Qeveria do të njihet me informatën për fillim me realizimin e projektit “Ndërtimi i sistemit të kanalizimit për ujërat fekale në fshatin Bansko, Komuna e Strumicës” dhe me informatën për fillimin e realizimit të projektit: Përfundimi i sistemit të kanalizimit fekal për Novo Sellën, Komuna Novo Sellë.
“Ministria e Punëve të Jashtme në këtë mbledhje do ta vendosë në konstatim tekstin e Propozim – ligjit për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim në luftën kundër krimit, dhe do ta prezantojë Raportin për negociata të përfunduara për kontraktim, Marrëveshjen për partneritet, tregti dhe bashkëpunim mes RMV-së dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore”, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp.
Në mbledhjen e sotme, shtojnë, ministrat në Qeveri do të njihen me programin dhe prioritetet e Kryesimit kroat me Këshillin e BE-së dhe do të shqyrtohet edhe informata për realizim të Programit për mbështetje për shtypje dhe distribuim të mediumeve të shtypura për vitin 2019, që do ta prezantojë ministri pa resor i angazhuar për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...