Është dëshpërues qëndrimi i Hristian Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së rreth Marrëveshjes së Prespës dhe kthimit të vendit në kohën e pasigurisë së shtetit dhe me këtë edhe pasiguri të ardhmërisë dhe prosperitetit të të rinjve.
Injorimi i porosive të të gjithë partnerëve tanë strategjik nga ana e VMRO-DPMNE-së se Marrëveshja e Prespës i hapi rrugën Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e NATO-s dhe të vazhdojë rruga drejt BE-së, vazhdon.
Ndërsa, Marrëveshja e Prespës nuk është vetëm zgjidhje e problemit prej dekadash, por edhe anëtarësimi i jonë në NATO që vendit i siguron rritje më të lartë ekonomike, më shumë investime, vende pune me pagesë më të mirë, mundësi të reja dhe perspektiva për të rinjtë dhe më me rëndësi, identitet të mbrojtur maqedonas.
Shfuqizimi i Marrëveshjes së Prespës të cilën e kundërshton VMRO-DPMNE, nënkupton shfuqizim të perspektivave tona në BE, nënkupton humbje të shpresës tek shumë të rinj, shpërngulje më të madhe dhe familje të ndara por edhe rrezikim të të ardhmes të brezave të rinj.
Nuk ka kthim prapa në kohën e pasigurisë dhe izolimit.
Të rinjtë ecin përpara dhe prandaj më 12 prill do të zgjedhin të ndëshkojnë politikanët të cilët kundërshtojnë heqjen e bllokadës së perspektivave evropiane. Të rinjtë do të zgjedhin të ardhmen, do të zgjedhin rrugën e drejtë dhe do të porosisin që regjim kurrë më!
Qendra për komunikim me publikun nga LSDM
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?