Tashmë BREXIT u realizua dhe askush nuk do që ditët e para pas tij të dukeshin kështu si tani, me gjithë rënien në tregjet kineze, si një ogur i keq për ekonominë në tërësi. Aktualisht, kur situata në Kinë nuk ka ende ndonjë ndryshim përcaktues, është e vështirë të vlerësohet se si do të ndikohet tregtia botërore, por diçka është e sigurt, me gjithë faktorët që kërcënojnë ekonominë, Boris Johnson, ashtu edhe Donald Trump duan vetëm një gjë, marrëveshjen tregtare ndërmjet dy vendeve.
Johnson ka nevojë për një rezolutë në lidhje me marrëdhëniet tregtare me Bashkimin Evropian, ndaj të paktën një përparim në lidhje me marrëveshjen e re të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara, do të shërbente si sinjal pozitiv. Tashmë tronditja ekonomike lidhur me coronavirusin në rritjen në Kinë dhe ndikimi që ka tek tregtia botërore, po i bën planet më të ndërlikuara, përcjell Telegrafi.
Nga ana tjetër qëndron Trump, i përfshirë në garën për një mandat të dytë për president. Ai ka arritur që nga luftërat tregtare të kërkojë marrëveshje, deri diku të arritura dhe deri më tani, ekonomia e fortë amerikane, e mbështetur nga disa politika fiskale të modës së vjetër dhe një bankë qendrore e etur për të kompensuar gabimet e politikës presidenciale, kanë ndihmuar në maskimin e kostove të tarifave dhe luftërave tregtare. Por ndikimi i një ngadalësimi të konsiderueshëm në Kinë do të jetë i vështirë për t’u fshehur.
Megjithatë, ngadalësimi i Kinës ka të ngjarë të krijojë më shumë pasiguri. Nëse zinxhirët e furnizimit global vazhdojnë të ngrirë si tani, apo edhe thjesht ngadalësuar, çështja ekonomike e Trump do të marrë një goditje të dukshme. Coronavirusi që tani po përhapet me shpejtësi, natyrisht kërcënon edhe kredencialet e paqes tregtare të Trump me Kinën. Së pari, kjo bën që 200 miliardë dollarët që kinezët premtuan të blejnë nga Amerika, kur nënshkruan fazën e parë të marrëveshjes, me shumë gjasë po shpenzohen tjetërkund, në një luftë me virusin vdekjeprurës.
Nga ana tjetër, nga fjalimi i pas BREXIT-it, Johnson parashtroi planet e tij tregtare si një rast optimizmi ekonomik britanik. Ai pret vërtet që një marrëveshje me SHBA-të të largojnë disi zymtësinë e ekonomisë botërore.
Pritet të shihet, pasi nga Kina ende asgjë nuk është e sigurt.
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...