Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka shpërndarë mendimin e tij për ish-asistentin, Mikel Arteta.
Arteta u bë trajneri i “Topçinjve” në dhjetor dhe që nga ajo kohë ka fituar vetëm një ndeshje në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku spanjoll beson se Arteta është duke bërë punë të mrekullueshme te Arsenali.
“E di që është shumë i lumtur aty. Është duke bërë punë të mrekullueshme. I shikova disa ndeshje dhe skuadra e tij është duke luajtur mirë, jam i lumtur për të”, deklaroi Guardiola.
Arteta gjatë afatit dimëror transferoi Pablo Mari dhe Cedric Soares, të dy lojtarët në formë huazimi.
Për momentin Arsenal renditët në pozitën e 10-të në tabelë./arbresh.info.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...