Ngjela: Ja pse ligji anti- KÇK do të rrëzohet

02:00 | 4 Shkurt 2020
arbresh.info

Vazhdoi me kritikat e tij ndaj ligjit anti- KÇK avokati Spartak Ngjela.

Një tjetër kritikë që avokati tha se ishte se ligji krijon obsesion.

“Ky ligj krijon obsesion. Ju e dini që obsesion është vonesë. SPAK-u merr nën hetim kryeministra e poshtë. Populli këta i pret në burg.”

“Çfarë ndodh tani. Kjo strukturë e mbush SPAK-un me dosje të krimit banal, duke lënë jashtë hetimit zyrtarët e lartë dhe politikanët.”

“Kjo krijon vonesë. Populli kërkon në burg politikanët. Pranaj ky ligj do të rrëzohet ashtu siç ndodhi me ligjin për mediat ku kryeministri kërkoi të bëjë AMA-n gjykatë. Kështu ky ligj nuk do të kalojë”, tha Ngjela./TCh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme