Google ADS

Kritikonte presidentin, gjendet i vdekur në një hotel blogeri çeçen

23:43 | 3 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një bloger çeçen dhe një kritik i zëshëm i presidentit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, vdiq nga plagët e shumta me thikë në një sulm në një hotel në veri të Francës javën e kaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Imran Aliev, një 44-vjeçar që përdori pseudonimin Mansur Staryi, u gjet i vdekur të enjten në mëngjes në dhomën e hotelit pranë stacionit të trenit në qendër të Lille.

Ai kishte mbërritur nga Belgjika një ditë më parë me një burrë tjetër, “i cili me sa duket kishte të njëjtën kombësi”, i ka thënë një burim AFP-së.

Aliev ishte qëlluar me thikë disa herë në fyt, dhe thika u gjet afër trupit të tij.

Duke pasur parasysh kritikat e tij të qarta për qeverinë e Kadyrov, vrasja “mbart të gjitha shenjat e të pasurit një motiv politik”, tha burimi.

Zyra e prokurorit në Lille tha se askush nuk ishte arrestuar deri më tani në hetim por nuk pranoi të jepte detaje të tjera.

Kadyrov, një aleat i ngushtë i presidentit Rus, Vladimir Putin, ka qeverisur Çeçeninë që nga viti 2007, dhe disa nga rivalët e tij janë vrarë në rrethana të dyshimta vitet e fundit, përfshirë edhe jashtë republikës ruse.

Gushtin e kaluar, një ish komandant rebel i çeçen, Zelimkhan Khangoshvili, u qëllua dhe u vra në Berlin, duke bërë që Gjermania të dëbojë dy diplomatët rusë, megjithëse Moska mohoi çdo rol në vrasje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme