Astrit Haraqija nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se i ka bërë përshtypje fakti që Vjosa Osmani nuk e ka përmendur presidentin historik, Ibrahim Rugovën, sot gjatë mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme ku ajo u zgjodh kryetare e Kuvendit.
Në Klan Kosova, Haraqija ka thënë se nuk iu është gëzuar formimit të Qeverisë së re sepse prej fillimit ka qenë kundërshtar i koalicionit me VV-në.
“Mua nuk më ka bërë përshtypje Albin Kurti që nuk e ka përmendur presidentin historik Ibrahim Rugovën. Më shumë më ka bërë përshtypje fakti që Vjosa Osmani është demaskuar”.
“Nuk e kam pritur prej Albin Kurtit që kur foli për sallën e operës, nuk mundi t’ia përmendë emrin Ibrahim Rugovës”.
“Më ka bërë përshtypje Osmani që nuk e kam dëgjuar ta përmendë Rugovën. Kam pasur dëshirë që ta shohë elektorati i LDK-së, Osmani e ka lënë në baltë ish-presidentin Fatmir Sejdiun. Pastaj demarkacioni që u zvarrit për votën e Osmanit”.
“Nga Kurti nuk kam pritur asgjë sepse të gjitha ato që i kam deklaruar në vitit 2007, ju qëndroj pranë. Ose Albin Kurti është punëtor i Serbisë, ose Astrit Haraqija”.
“Nuk jam gëzuar fare sot për votimin e Qeverisë së re, unë kam thënë prej fillimit që jam kundër këtij bashkëpunimi [LDK-VV]”.
“LDK është gurëthyese – nuk mundet brenda natës të bëhet artificiale. LDK është dëmtuar gjithsesi nga ky proces. Zgjedhjet komunale janë vitin e ardhshëm dhe rivalin kryesorë e ke VV-në”.
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën