Google ADS

Byrnes në takim me deputetët e pavarur, diskutojnë për Ligjin për Prokurorinë Publike

23:27 | 3 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ligji për Prokurorinë Publike ka qenë tema e bisedave të grupit të deputetëve të pavarur të OBRM-PDUKM-së me ambasadoren e SHBA-së Kate Marie Byrnes, e cila në profilin e saj në Twitter publikoi se ka mbajtur takim produktiv për përkrahje të reformave.

“Zhvillova takim produktiv me grupin e deputetëve të pavarur sot, për rëndësinë e përkrahjes së reformave të vazhdueshme, duke e përfshirë edhe ligjin për prokurori publike, i cili i avancon qëllimet për sundimin e së drejtës, transparencën, përgjegjësinë dhe sundimin e mirë”, ka shkruar Byrnes në Twitter.

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë arritur marrëveshje me përmbajtjen e propozim-ligjit për Prokurorinë Publike, ndërkohë që deri në shpërndarjen e Kuvendit ka mbetur edhe një javë.

Nevoja për miratimin e këtij ligji erdhi në veçanti pas shuarjes së Prokurorisë Speciale drejtuesit e së cilës u përfshinë në rastin “Reketi” të zhvatjes së 1.5 milion eurove nga biznesmeni, Orce Kamçev të cilit i kishte premtuar masa lehtësuese gjyqësore në një proces penal që po zhvillohej kundër tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme