Një regjistrim i zbuluar i një piloti iranian duke u thënë kontrolluesve të trafikut ajror se ai pa ‘dritat e një rakete’ dhe ‘një shpërthim’ mbi Teheran zbulon se zyrtarët e dinin menjëherë se një aeroplan pasagjerësh ukrainas ishte qëlluar.
Kështu së paku shkruan mediumi britanik Daily Mail, sipas të cilit, qeveria iraniane mohoi për ditë me radhë se Garda Revolucionare e regjimit kishte rrëzuar një Boeing 737 më 8 janar duke vrarë të gjithë 176 personat në bord dhe në fillim e fajësoi atë për një faj teknik.
Por regjistrimi i një aeroplani Fokker 100 që përshkruan momentin kur aeroplani u godit nga një raketë sugjeron që autoritetet e dinin menjëherë se çfarë kishte ndodhur, shkruan ky medium, përcjell Telegrafi.
Po sipas DailyMail, një transkriptim i regjistrimit, i botuar mbrëmë nga kanali televiziv 1 + 1 i Ukrainës, zbulon se piloti i Iranit Aseman Airlines ishte duke fluturuar nga qyteti jugor i Shiraz për në kryeqytetin Teheran.
Ai i thotë në Farsi kontrollorit: ‘Një seri dritash sikurse … po, është një raketë, a ka diçka?’
Kontrollori më pas pyet: ‘Jo, sa raketa? Ku?’
Piloti përgjigjet se ai e pa dritën nga aeroporti Payam, afër vendit ku ishte nisur raketa anti-aeroplan.
Kontrollori thotë se asgjë nuk u është raportuar atyre, por piloti mbetet këmbëngulës.
“Është drita e një rakete”, thotë piloti.
“I dashur inxhinier, ishte një shpërthim. Ne pamë një dritë shumë të madhe atje, nuk e di me të vërtetë se çfarë ishte”, përgjigjet piloti.
Madje, po sipas DailyMail, vërtetësia e regjistrimit u konfirmua sot nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.
Hassan Rezaeifar, kreu i ekipit iranian të hetimit në Teheran, gjithashtu pranoi “legjitimitetin e regjistrimit” dhe tha se ai tani u ishte dorëzuar zyrtarëve ukrainas.
Ndryshe, një aeroplan i Ukraine International Airlines ishte rrëzuar në Teheran, pak orë pasi Irani kishte hedhur disa raketa në drejtim të bazave amerikane në Baghdad.
Shkaku i përplasjes fillimisht u mbet mister, me Iranin që insistonte në mënyrë të përsëritur se aeroplani kishte pësuar një defekt teknik.
Por Irani më në fund hoqi dorë nga mohimet e tij dhe pranoi se Rojet Revolucionare e kishin qëlluar gabimisht
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...