A treble of Henderson shuffle.
Është vetëm çështje kohe, që Liverpooli ta fitojë titullin e Ligës Premier dhe atë pas 30 vitesh.
Djemtë e Jurgen Klopp janë 22 pikë para Manchester Cityt dhe iu duhen edhe gjashtë fitore nga 13 ndeshje për ta ngritur trofeun. Mund të ndodh në Goodison Park? Por edhe në Anfield. Ka gjasa që titulli të fitohet në Etihad.
Fansave të Liverpoolit nuk iu bën përshtypje se kur dhe ku por vetëm titulli. Natyrisht që trofeu do të merret në ndeshjen e fundit ndaj Chelsea në shtëpi me 9 maj.
Jordan Henderson është duke u përgatitur për një trofe siç bëri me Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për klube. Mesfushori po pëlqehet shumë nga tifozët, sidomos këtë sezon ku ka dhënë gjithçka nga vetja. Të gjithë besojnë se ai e meriton ta ngrejë trofeun në maj.
Por janë disa fansa që mendojnë se ai që do ta ngrejë trofeun, duhet të jetë – Steven Gerrard. Gerrard ishte afër titullit me Liverpoolin në Ligën Premier në edicionin 2013/14, por e humbi.
Tani tifozët duan që ta shohin Gerrardin, që ta ngritë trofeun.
Një shkrim në twitter shkruan: “Nënshkruani me Gerrardin si lojtar i lirë për 5 ndeshje”.
Ky shkrim është bërë viral, ku shumë tifozë e kanë përkrahur.
Shumë prej tyre tani ëndërrojnë që ai më jetë person i që do ta ngritë trofeun./Telegrafi/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...