Dy zyrtarë në Kinë janë larguar nga postet e tyre pasi një adoleshent me paralizë cerebrale vdiq kur babai i tij – dhe kujdestari i vetëm – u karantinua i dyshuar me koronavirus.
Yan Cheng, 16, është gjetur i vdekur të mërkurën, një javë pasi babai i tij dhe vëllau i tij u vendosen në karantinë.
Sipas raportimeve, djali ka qenë duke u ushqyer vetëm dy herë në ditë brenda këtyre ditëve.
Rasti i Yan Cheng është bërë viral në të gjitha rrjetet sociale
Yan Cheng së bashku me familjen e tij kanë jetuar në provincën qendrore të Kinës, Hubei e cila njihet edhe si epiqendra e shpërthimit të koronavirusit.
Sipas mediave lokale, babai i Yan Cheng ka postuar në rrjetet sociale kineze duke kërkuar ndihmë për djalin e tij i cili kishte mbetur krejtësisht i vetëm në banesë./arbresh.info/
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani