Google ADS

200 fëmijë të prekur nga gripi në Maqedoninë e Veriut

17:24 | 3 Shkurt 2020
Arbresh.info

Gjatë 24 orëshit të kaluar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup janë kontrolluar rreth 200 fëmijë, kryesisht të moshës nën 3 vjeçe me simptome të gripit, 12 prej të cilëve janë mbajtur në hospitalizim.

Drejtuesit e kësaj Klinike thonë se frekuentimi i lartë dhe dërgimi i fëmijëve drejtpërdrejtë në Klinikë, pa mos u kontrolluar tek mjeku amë, mund të mbart me vete pasoja të tjera dhe komplikime shëndetësore tek ta.

Drejtoresha e Klinikës bën thirrje që prindërit fillimisht të konsultohen me mjekun amë të fëmijëve dhe në rast se konstatohet nevoja për hospitalizim atëherë të dërgohet në Klinikë.

Instituti i Shëndetit Publik javën e shkuar regjistroi 1600 raste të reja me grip numër ky i cili është për 45% më i lartë krahasuar me javën e tretë të 2020-tës. Për sezonin 2019-2020 numri total i rasteve me grip ka arritur në 4.318./alstam/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme