Tifozët serbë kanë bërë vazhdimisht thirrje provokuese nacionaliste, por kanë shfaqur edhe parulla kundër Kosovës dhe shqiptarëve në të kaluarën në aktivitetet sportive
Tifozët serbë provokojnë në Australian Open, brohorasin “Kosova është zemra e Serbisë”
Tifozët serbë kanë provokuar me thirrje nacionaliste gjatë finales së turneut të madh të tenisit, Australian Open.
https://www.facebook.com/EurosportRS/videos/185864792508446/
Në fakt, tifozët që po e ndiqnin jashtë stadiumit përmes një ekrani gjigant meçin final ndërmjet serbit Novak Djokovic dhe austriakut Dominic Thiem, gjatë meçit janë duke dëgjuar të thërrisnin dhe brohorisnin në gjuhën serbe: Kosova është zemra e Serbisë.
Kjo video, e cila i përmbledh momentet e meçit dhe atmosferën jashtë stadiumit Rod Laver Arena, është shpërndarë në Facebook nga gjiganti mediatik sportiv, Eurosport.
Tifozët serbë kanë bërë vazhdimisht thirrje provokuese nacionaliste, por kanë shfaqur edhe parulla kundër Kosovës dhe shqiptarëve në të kaluarën në aktivitetet sportive.
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...