Google ADS

Shefja e IPK-së viziton Prokurorinë Speciale

15:47 | 3 Shkurt 2020
Arbresh.info

Miradije Kelmendi, Kryeshefe Ekzekutive e IPK-së, ka vizituar Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Aty u prit nga Kryeprokurori Blerim Isufaj.

Kelmendi e uroi Kryeprokurorin për emërimin e tij në krye të Prokurorisë Speciale të Kosovës, por edhe e falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm e korrekt mes këtyre dy institucioneve.

E veç kësaj në taki mu konstatua edhe se institucionet tashëm kanë bashkëpunim të konsoliduar në hetimin e rasteve të krimit të organizuar e korrupsionit, shkruan gazeta inFokus.

Tutje këta u dakorduan që kyu bashkëpunim të vazhdoj e efikasiteti në hetimin profesional të rasteve të rritet.

Kryeprokurori falënderoi Kryeshefen për vizitën dhe shprehi gatishmërinë për përkrahjen nga ana e Prokurorisë Speciale për IPK-në, për të arritur objektivat e përbashkëta në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme