Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon që qeveria e re ta ketë prioritet zhvillimin ekonomik dhe të fuqizimin e sektorit të prodhimit.
Klubi me anë të një mesazhi publik ka kërkon se kjo qeveri duhet të vazhdoj reformën ligjore, e cila do të avancojë edhe më tutje sektorin e prodhimit dhe do të mundësoj hapjen e rrugëve të reja për inovacion dhe ekonomi të qëndrueshme.
“Prioritetet e Qeverisë në këtë mandat duhet të jenë: sundimi i rendit dhe i ligj, përmirësimi infrastrukturës, përmirësimi i furnizimit me energji elektrike, adresimi i hendekut të fuqisë punëtore, financimi dhe përkrahja e eksportit, si dhe përkrahja e kompanive kosovare që të bëhen më konkurruese me vendet e rajonit. Klubi i Prodhuesve do të vazhdoj edhe më tutje të jetë një urë lidhëse në mes të prodhuesve dhe institucioneve shtetërore dhe do të vazhdoj të kontribuoj në fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik”, thuhet në njoftimin e Klubit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë sot për Qeverinë Kurti, që pritet të ketë dy zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra.
Një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, pas më shumë se dy muajsh nga certifikimi i rezultateve.
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...