Pacolli: AKR është konstruktive, nuk do të lëshojmë sallën kur aty votohen gjëra të rëndësishme

14:35 | 3 Shkurt 2020
Arbresh.info

Lideri i Aleancës Kosova e Re njëherë deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli në seancën e sotme ka thënë se Kosovën e presin shumë sfida.

Ai ka shtuar se AKR do të qëndroj konstruktive, shkruan arbresh.info.

“Sfidat për Kosovën janë të mëdha dhe përpara nesh kemi një punë të madhe. Kosova duhet të ecë përpara. Ne si AKR kemi qenë konstruktiv dhe duhet të jemi ashtu, duhet pajtim, energji pozitive dhe jo urrejtje deri të përmbyllen proceset shtet ndërtuese të Kosovës”, ka thënë ai.

Pacolli ka shtuar se nuk do të lëshojnë sallën kur aty të votohen gjëra të rëndësishme.

“Sot jemi thirrur në një detyrë të vështirë, mos bëni atë që kemi bërë ne nëse mendoni se kemi bërë keq e ne asnjëherë nuk do të bëjmë atë që keni bërë ju. Ne asnjëherë nuk do ta lëshojmë sallën kur aty do të votohet diçka e rëndësishme”, ka përfunduar ai./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme