Trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka kërkuar nga bordi shitjen e portierit, Kepa Arrizabalaga në fund të sezonit.
Kepa ishte në stol në ndeshjen e kaluar kundër Leicester Cityt, ndërsa Willy Caballero ka treguar kualitetin, e tij transmeton portali arbresh.info.
Sipas Cope, Lampard ka kërkuar nga “Blutë” ta shesin spanjollin dhe në vendin e tij të transferohet një portier tjetër.
Shitja e 25-vjeçarit do të jetë mjaftë e vështirë, sepse klauzola e tij është 72 milionë euro, vlerë të cilën shumica e klubeve do e refuzojnë.
Nga ana tjetër, Kepa është duke u munduar të bëjë më të mirën, në mënyrë që të zgjidhët nga Kombëtarja e Spanjës në Euro 2020, pozitë e cila është nën ‘kërcënimin’ e gardianit të Manchester United, David de Gea./arbresh.info.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...