Zhvillimet erdhën pasi al-Sadr u kishte kërkuar mbështetësve të tij të ndihmojnë forcat e sigurisë të pastrojnë rrugët e bllokuara
Mbështetësit e klerikut shiit Muqtada al-Sadr, po ashtu të njohur si kapelat blu, dyshohet se sot kanë hapur zjarr ndaj personave që protestonin kundër emërimit të Mohamed Taëfiq Allawi si kryeministër të vendit.
Zhvillimet erdhën pasi al-Sadr u kishte kërkuar mbështetësve të tij të ndihmojnë forcat e sigurisë të pastrojnë rrugët e bllokuara.
Dëshmitarët okularë për AA theksuan se kapelet blu hapën zjarr ndaj protestuesve në provincën Al-Najaf në Irakun jugor. Ata theksuan se kapelet blu shpërndanë me forcë protestuesit dhe rihapën rrugët e bllokuara.
Në një provincë tjetër jugore, Dhi Qar, sipas mediave lokale, kapelet blu shpërndanë protestuesit nga ndërtesat qeveritare dhe shkollat në koordinim me forcat e sigurisë.
Ndërkohë, kapelet blu u përplasën me protestuesit në provincën qendrore të Babilit pasi këta të fundit nuk pranuan uljen e tyre.
Të shtunën, presidenti i Irakut Barham Salih emëroi Allawi-n si kryeministër të vendit, duke i caktuar atij të formojë qeverinë brenda një muaji.
Iraku është përfshirë nga protestat masive që nga fillimi i tetorit për kushtet e dobëta të jetesës dhe korrupsionit, duke detyruar kryeministrin Adel Abdul-Mahdi të japë dorëheqjen.
Sipas një komisioni irakian për të drejtat e njeriut, më shumë se 500 persona janë vrarë dhe 17.000 të tjerë janë plagosur në protesta./AA
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...