Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj ka filluar fjalimin e sotëm me disa sugjerime për kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin,
Limaj ka propozuar që Kurti të ‘ulë kokën’ e të mësoj si funksionon shteti, shkruan arbresh.info.
Ai ka kërkuar gjithashtu që Kurti të kujdeset me veprimet dhe fjalorin e tij.
“Po fillojmë sot me mandatarin me disa sugjerime, kemi me pas kohë të mjaftueshme mu pajtu ose jo. Sugjerimi im është me ulë kokën e me nis mu sjell si Kryeministër i Kosovës e me punu si burrështetas me nis me i shërby vendit. Mandatari në mënyrë të veçantë në të kaluarën nuk e ka kursyer fjalorin e tij. Parlamenti i vendit tonë është institucioni më i lartë dhe duhet të jesh i kujdesshëm për veprimet e fjalorin që e përdor. Albini ka shumë punë për ti përmirsuar e ndryshuar nga Albini i opozitës”, ka shtuar ai.
Limaj i është drejtuar gjithashtu Kurtit me fjalët ‘para kohe ke ardhë në pushtet’./arbresh.info/
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq