Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend ka ritheksuar se në Shqipëri deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus dhe rreziku për depërtimin e virusit në vendin tonë vazhdon të mbetet i ulët.
“Deri me sot, në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur nga ky virus. Rreziku për çdo individ varet nga ekspozimi dhe për popullatën tone rreziku aktual për shëndetin nga koronavirusi i ri mbetet i ulët. Megjithatë kemi shtuar masat në strukturat tona shëndetësore dhe në të gjitha pikat kufitare me Njësitë Shëndetësore për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri”, tha Manastirliu.
Sa i takon studentes shqiptare nga Wohan-i që është transportuar në Turqi, Manastirliu tha se po ndiqen të gjitha procedurat standarde.
“Për qytetarët shqiptarë në Kinë, ka patur një komunikim të vazhdueshem për transportin e tyre dhe janë marrë masat duke u ndjekur nga strukturat tona. Studentja shqiptare nga Wohan-i e cila është transportuar dhe aktualisht është në Ankara, është ndjekur ngushtë nga dy ministritë e linjës, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të gjithë procedurat standard që ndiqen në këto raste”, u shpreh ministrja.
Manastirliu deklaroi se Task- Forca e strukturave shëndetësore dhe ekspertëve po ndjek hap pas hapi situatën dhe koordinimit e masave mes strukturave të MSHMS.
“Task Forca e përbërë nga 24 ekspertë të institucioneve shëndetësore mblidhet çdo ditë për rivlerësimin e masave të marra dhe pas deklarimit të situatës shëndetesore emergjencë ndërkombetare nga OBSH, kam ngritur Komitetin teknik për parapërgatitjen në marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit” u shpreh Manastirliu.
Ministrja Manastirliu theksoi se pas shpalljes së situatës emergjencë globale edhe në vendin tonë janë shtuar masat për kontrollin, gjurmimin e rastit dhe izolimin e tij, bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit. Manastirliu deklaroi gjatë fjalës së saj në Kuvend se janë marrë masat edhe me logjistikën e nevojshme, me mjetet mbrojtëse dhe me dhomat e izolimit apo karantinës për çdo rast që do të konsiderohet e nevojshme.
Duke ju referuar infodemisë, apo përhapjes së lajmeve të rreme, Manastirliu deklaroi:
“Është një shqetësim global edhe infodemia ndaj do t’ju lutesha t’i referoheni website-ve zyrtare të MSHMS dhe ISHP, cilat kanë informacion të përditësuar për situatën që lidhet me koronavirusin e ri”./TCh
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...