Google ADS

Qytetarët: Albini Kurti shumë i thjeshtë, nuk është prej atyre me truproja

11:40 | 3 Shkurt 2020
arbresh.info

Kryeministrin në ardhje, Albin Kurti, të dielave shpesh mund ta takoni në Parkun e Qytetit, në Prishtinë.

Shumë qytetarë që e kanë takuar, thonë se është i thjeshtë, dhe e kanë parë me bashkëshorten dhe vajzën.

“Albini gjithmonë përshëndetet me qytetarët, dhe është shumë i thjeshtë. Nuk është prej atyre me truproje”, shprehet një qytetarë.

Edhe një tjetër qytetare ka folur për modestinë e Albin Kurtit.

“Shumë njeri i drejtë, i mirë, presim shumë prej tij. Është njeri i thjeshtë”, është shprehur ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme