Agim Bahtiri e Mytaher Haskukaj, arrijnë në Kuvend

11:36 | 3 Shkurt 2020
A Z

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri e Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskukaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë ardhur në sallën e kuvendit të Kosovës për të par nga afër votimin e Qeveris Kurti.

Ata tashmë janë ulur në pjesën e mysafirëve në tarracën e seancës plenare.

Kujtojmë se Bahtiri ishte njeri nder personat që më se shumti brenda VV-së ka ndikuar që të arrihet marrëveshja për koalicion më LDK-në.

E ndonëse ora ka shënuar 11 e 30 minuta seanca për votimin e Qeveris ende nuk ka filluar.

Në sall ende nuk ka ardhur i nominuari për Kryeministër Albin Kurti e as deputetët e PDK-së, e të Listës Serbe./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2565844066874785/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme