Google ADS

Kalon ora 11:00, në sallë vetëm deputetët e LDK-së

11:02 | 3 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kanë kaluar 2 minuta që kur ishte paraparë të fillonte seanca e sotme të Kuvendit të Kosovës.

E deri tani në sallë janë parë vetëm deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka pothuajse një orë që është nisur nga shtëpia e tij por ka deklaruar se fillimisht do të takohet me disa deputetë pastaj të shkoj në sallën e Kuvendit.

Ekipi i arbresh.info po qëndron në sallën ku pritet të mbahet seanca ndërsa do të u mbaj të informuar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme