10:51 | 3 Shkurt 2020
Arbresh.info
Aktori Brad Pitt është shpërblyer të dielën me çmimin “Aktori më i mirë në rol dytësor”, në ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve, BAFTA.
Në momentin që mori çmim, Pitt bëri një shaka me Princin Harry, duke thënë se është i ekzaltuar që do të rikthehet bashkë me këtë trofe në ShBA, ashtu sikurse Harry ka bërë, shkruan INSIDER.
Ndërkohë, të pranishëm në sallë ishin vëllai dhe kunata e Harryt, Princi William dhe Kate Middleton, të cilët dhanë një buzëqeshje të lehtë pas kësaj shakaje.
Brad Pitt me një nga çmimet BAFTA të fituar në vitin 2014 (Foto: Anthony Harvey/Getty Images/Guliver)
Megjithëse Pitt nuk ishte në gjendje të merrte pjesë fizikisht në edicionin e 73-të të BAFTA-s, ishte Margot Robbie ajo që e pranoi këtë çmim, dhe Brad Pitt e dha mesazhin ironizues përmes një letre që e kishte lënë të shkruar të cilën Margot Robbie e lexoi para publikut.
Margot Robbie pranoi sivjet çmimin e Brad Pittit në mungesë dhe lexoi letrën e tij të falënderimit për këtë çmim (Foto: BBC One)
“Ai do ta emërojë këtë [çmim] me emrin Harry sepse ai është me të vërtetë i ngazëllyer që do ta marrë atë me vete në Shtetet e Bashkuara”, shkruhej në këtë letër.
Kamerat më pas kapën një pamje të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, të cilët qeshën me vështirësi së bashku me audiencën.
Është hera e parë që William dhe Middleton kanë pranuar publikisht vendimin e Princit Harry dhe Meghan Markle për të lënë shtëpinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e “daljes së tyre” nga familja mbretërore.
Pitt në fjalimin e tij: “Hej Britani, dëgjuat se sapo jeni bërë beqar, të mirëpritur në klub, duke iu uruar më të mirën me zgjidhjen e divorcit”. /Telegrafi/
Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: John Stillwell – WPA Pool/Getty Images/Guliver)