Reperi i njohur, Arkimed Lushaj – Stresi, ka qenë i ftuar së fundmi në “E diell”, ku ka rrëfyer shumë detaje interesante nga jeta e tij.
Ndër të tjerash, ai ka rrëfyer se sa sakrifica kishte bërë për dashurinë.
Ish-e dashura e tij, Keisi, e cila me vendbanim ishte në Kanada, ka qenë shkaku i një “çmendurie” që reperi ka kryer kohë më parë.
Ai tregoi gjatë emisionit se si kishte krijuar një identitet të rremë në Mitrovicë të Kosovës për t’u larguar në Kanada, pasi viza tij ishte refuzuar.
“Për dashurinë kam ndërruar identitet. Ka ndodhur para 3 vitesh. Po kërkoja një vizë për Kanada dhe më refuzohet. Takova ca shokët e mi në Mitrovicë, mora një identitet francez, një pasaportë, një patentë franceze, një kartë identiteti franceze, një kartë banke, një kartë shtetësie dhe i hipa avionit për Kanada, për dashurinë”, tregoi reperi gjatë emisionit.
Kjo nuk është ndër herët e para që reperi nga Shqipëria ka pasur probleme me ligjin. /Telegrafi/
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...