Sudesh Amman është emri i terroristit i cili u vra pasditen e sotme në Londër nga policia. Ai me anë të një hanxhari terrorizoi zonën në Streatham High Road pasditen e kësaj të diele, ndërsa më pas u qëllua për vdekje nga policia.
Më herë Top Channel publikoi edhe pamjet ekskluzive të terroristit të vrarë mbi trotuar, teksa bluza i ishte hequr pas kontrolleve nga policia pasi në trup mbante një rrip që dyshohej se ka eksploziv.
Mediat britanike bëjnë me dije se Amman më parë ishte dënuar me tre vjet burg por ishte liruar pasi kishte kryer gjysmën e dënimit, megjithatë mbikqyrej pasi kishte dyshime se mbante pikëpamje ekstremiste.
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...