Analisti Valon Syla thotë se një koalicion i mundshëm në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qenë vështirë i parashikueshëm për shkak të deklaratave të anëtarëve të të dyja partive politike.
Sipas tij, çdo deklaratë e dhënë për publikun që pas 6 tetorit ka qenë vetëm pjesë e luftës për të fituar pozicion.
“Nga “koalicioni i shpresës” u bë ‘luftë për pushtet’”, tha Syla në emisionin “Pressing” në T7.
“Kanë lëshuar parime të rrejshme… më shumë ka qenë taktikë e tyre që të fitojnë pozicione dhe tash e shohim që me emërimet e reja kjo ka qenë një luftë e brendshme për pushtet”, shtoi ai.
Nesër, e hënë, do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të votohet për formimin e Qeverisë së re.
Sipas marrëveshjes që u nënshkrua sot, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga LVV dhe LDK do të ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe rreth 33 zëvendësministra. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...