Google ADS

Flipine, humb jetën një person nga koronavirus

19:50 | 2 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus në Filipine duke u shënuar kështu viktima e parë qe humb jetën jashtë Kinës.

Viktima ishte një burrë 44 vjeçar nga Wuhan, nga vendi ku ishte raportuar rasti i parë me koronavirus në Kinë shkruan arbresh.info

Ai duket se ishte infektuar para se të arrinte në Filipine, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më shumë 300 persona kanë mbetur të vdekur kurse 14000 të tjerë të infektuar.

SHBA, Australia dhe një numër i madh shtetesh të tjera kanë ndaluar hyrjet e të huajve nga Kina dhe po kërkohen që shtetasit e tyre të futen në karantina.

Numri i rasteve me koronavirus në të gjithë botën ka kapërcyer atë të epidemisë së ngjashme Sars, e cila u përhap në shumë vende të botës gjatë vitit 2003. Por shkalla e vdekshmërisë së virusit të ri është më e ulët, duke sugjeruar se nuk është aq vdekjeprurës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme