Google ADS

Trajanov: Ndotja e ajrit është luftë me mafinë

18:16 | 2 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov kosnideron se kryetari i shtetit duhet të thirrë Këshillit për Siguri në mënyrë që t’u jepen udhëzime institucioneve kompetente dhe të formohet trup operativ koordinues që do të hulumtojë se kush dhe çfarë mbeturina futë në shtet, sepse kjo siç tha, është biznesi më fitimprurës dhe mtë të gjtha punë e importit kryeson mafia.

“Në shtetin tonë futen mbeturina të rrezikshme. Me ndotjen po bëhet gjenocid i llojit të vet ndaj qytetarëve dhe gjithashtu po rrezikohet siguria nacionale. Prandaj kjo çështje duhet të jetë me prioritet të lartë. Duhet të kyçet Agjencia për Zbulim sepse mbeturinat, nafta, derivatet e naftës vinë nga jashtë. Duhet të mblidhen informacione nga jashtë. Duhet të kyçet sektorët e MPB-së për krim të organizuar, Policia Financiar, DAP dhe Agjencia për Siguri Nacionale për shkak se kanë në dispozicion të gjithat metodat dhe mjetet teknike për zbulimin e ndonjë keqpërdorimi të mundshëm të mbeturinave”, tha Trajanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se të gjitha këto institucione duhet të formojnë një trup të fuqishëm operativ koordinues që do të punojë në pengimin e ndotjes së ajrit.

“Kjo është luftë me mafien e cila disponon me mbeturinat”, thotë Trajanov.

Sipas tij, nafta dhe mazuti që përdoren në vend nuk janë sipas standardeve dhe se këto ditë, siç tha ai, ka informata se në shtetin tonë dhe në Kosovë po importohet vaj për të cilin analizat e autoriteteve kroate treguan se është kancerogjen, ndërsa me mija tonë tashmë janë futur në Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme