Rriten reagimet kundër planit të Trump-it për Lindjen e Mesme

17:16 | 2 Shkurt 2020
Arbresh.info

“Plani për Paqe” i krijuar nga presidenti Donald Trump javën e kaluar ka vazhduar të marr reagime negative, pasi palestinezët zotohen të ndërpresin të gjitha lidhjet me Izraelin dhe SHBA-të, përfshirë edhe bashkëpunimin për siguri.

Në një deklaratë të shtunën pas një takimi urgjent në Kajro, Këshilli i Lidhjes Arabe tha se plani amerikano-izraelit “nuk i plotëson të drejtat e shumëpritura të popullit palestinez” transmeton arbresh.info

Ai pohoi se procesi i paqes duhet të bazohet në një zgjidhje të të dy shteteve në përputhje me rezolutat ndërkombëtare dhe Iniciativën Arabe për Paqe 2002 për të krijuar një shtet të pavarur të Palestinës me Jerusalemin Lindor si kryeqytet. Ai paralajmëroi Izraelin të mos fuste në zbatim marrëveshjen me forcë dhe kundër rezolutave ndërkombëtare. Kjo deklaratë i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i rezistojë çdo lloj mase të marrë qeveria izraelite në terren./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme