Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, Haziri: Gjithçka është gati për nesër

16:14 | 2 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së.

Por, askush nga zyrtarët e këtij subjekti nuk është deklaruar për medie, raporton arbresh.info

Por vetëm nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri i cili u pyet nga gazetarët për emrat e ministrave nga LDK, duke mos zbuluar asgjë, u përgjigj shkurt se gjithçka është gati për nesër.

“Gjithçka është gati për nesër”, ka thënë shkurt Haziri.

Ndryshe, sot është nënshkruar marrëveshja për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E në bazë të kësaj marrëveshjeje, Qeveria e re e Kosovës, do t’i ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe rreth 33 zëvendësministra. Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t’i takojë LDK-së./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/724973341366320/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme