Guardiola: Do të jem dështim nëse nuk i ndihmoi City-t të fitojë Ligën e Kampionëve

12:58 | 2 Shkurt 2020
Arbresh Info

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se do jetë dështim nëse nuk ndihmon klubin të fitojë Ligën e Kampionëve.

Tekniku spanjoll ka fituar shumë trofe me “Qytetarët”, por nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve, trofe të cilin City nuk e ka fituar asnjëherë në histori të klubit.

Guardiola dështoi të fitojë trofeun me të rëndësishëm në botë me Bayern Munich, ndërsa e ka pranuar se nëse nuk e fiton me Cityn do jetë dështim.

“Viti i kaluar ishte i shkëlqyeshëm, por njerëzit thonë se nuk e fituam Ligën e Kampionëve. Për këtë gjë do gjykohem nëse nuk e fitoj për sa kohë jam këtu, do jem dështim, e di”.

City në Ligën e Kampionëve do këtë punë mjaftë të vështirë sepse do përballen me Real Madrid, të cilët për momentin janë në formë të mrekullueshme duke mos pësuar humbje në 21 ndeshjet e fundit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme