Qeveria Kurti do t’i ketë 15 ministri

10:29 | 2 Shkurt 2020
M. A.

Më në fund është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media para gazetarëve.

“Ne sot u takuam me Isa Mustafën dhe u pajtuam që të takohemi edhe nesër në seancën e Kuvendit për ta zgjedhur Qeverinë e re dhe në këtë mënyrë ta institucionalizojmë ndryshimin e madh të 6 tetorit”.

“Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen – jemi marrë vesh për të gjitha përveç harmonizimit të programit”.

“Jemi pajtuar që në Qeverinë e ardhshme t’i kemi 15 ministri gjithsej, dy zëvendës-kryeministria dhe dikur rreth 33 zëvendës-ministra. Pra nga 21 ministri tash do t’i kemi vetëm 15”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme