Është nënshkruar marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këtë e kanë bërë të dituar liderët e dy partive, Albin Kurti e Isa Mustafa.
“Kur na ndajnë vetëm një ditë nga seanca e kuvendit të kosovës në të cilën dop të zjgehdim qeverinë e re. Ne sot u tkauam me kryetarin e ldk së professor isa mustafën, u takuam dhe u dakorduam të takohemi edhe nesër në seancë ta zgjedhim qverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen jemi marrë vesh për te gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjqsive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim”, është shprehur Kurti në një konferencë për media.
E Isa Mustafa tha se kanë arritur një marrëveshje në dobi të Kosovës.
“Ne kemi arritur marrëveshje. Besoj se është një marrëveshje e mirë, është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin domosdoshmërish në vendin tonë. I kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe mundësitë. Ajo që dëshirojmë në të ardhmen është që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizojë pritjet e tyre”, u shpreh Mustafa.
Ndersa Albin Kurti tha se kjo qeveri do të ketë 15 ministri dhe 33 zevendesministra.
“Kjo ështe qeveria me e vogel. kjo tregon qe qeveria edhe pa ja nisur punen po ben ndryshime”, tha Kurti.
/arbresh.info/
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...