Përdorimi i medikamenteve pa kujdes, po shkakton varësi te shumë persona. E gjithë kjo ndodhë për shkak mungesës së informimit për efektet anësore të atyre medikamenteve.
Codeina (Panadeina, Neurofeni), fentanili, morfina, oksikodoni, metadoni, tramadoli janë disa nga medikamentet që abuzohet më së shumti me to, të cilat kanë efekt për ndjenjën e qetësimit të dhimbjes, por që krijojnë vetëm varësi, shkruan arbresh.info
Problemi i këtyre qetësuesve është se përdoruesit e drogave mund të bëjnë zëvendësimin e drogës së caktuar me këto barna.
Kështu thotë neuropsikiatri Jusuf Ulaj në një përgjigje dhënë për arbresh.info
“Në tregun tonë, ashtu si edhe në vende tjera më së shumti abuzohet më substanca (medikamente) të ndryshme që bazohen në opiode e që kanë për efekt ndjenjën e reduktimit të dhimbjes si p.sh. Codeina (Panadeina, Neurofeni), fentanili, morfina, oksikodoni, metadoni, tramadoli etj. Pastaj substancat e ndryshme stimulative të sistemit nervor qendror si amfetamina, metamfetamina dhe derivate tjera sintetike”, tha Ulaj
Sipas Ulajt kjo ndodhë pasi që shumica e personave me probleme të shëndetit mendor shërimin e kërkojnë tek medikamentet dhe jo tek me konsulta te psikologu apo te psikiatri, duke përfunduar kështu me varësi ndaj këtyre substancave.
“Personat me probleme të ndryshme të shëndetit mendor, shpesh i ikin rrugës së drejtë të zgjidhjes së problemit shëndetësor që është konsulta me profesionistin e shëndetit mendor (psikologun dhe psikiatrin) dhe përfundojnë në vartësi nga substancat e ndryshme”, tha Ulaj
Arsye tjetër ai mendon se është edhe mos kontrolli i duhur shtetërorë në sistemin farmaceutik dhe nëpër barnatore.
“Për fat të keq në Kosovë vazhdojmë të mos kemi kontrollin e duhur shtetërore në sistemin farmaceutik dhe në barnatoret tona pa ndonjë problem mund të blini ilaçin që ju mendoni se ju nevojitet ose që të shumtën e rasteve “dikush” nga rrethi juaj joprofesional ju propozon”, tha Ulaj.
Ulaj po ashtu tregon cilat janë disa nga medikamentet me të cilat abuzohet në masë të madhe dhe pas asnjë kontroll.
“Ato që më të madhe dhe pa asnjë kontrollë abuzohen heshturazi dhe kinse “nuk bëjnë dëm por më qetësojnë” janë grupi i madh i medikamenteve që quhen benzodiazepine. Në treg ka shumë medikamente nga kjo familje e madhe që për efekt kanë uljën e ankthit (anksiolitik) dhe qetësues të përkohshëm. Po i përmendi disa:
Diazepami (valiumi, bensedini, apaurini), lorazepami (lorami), alprazolami (xanax, helex), bromazepami (lexiliumi), clonazepami (rivotrili), prazepami (demetrini), oxazepami, midazolami, flurazepami temazepami, triazolami etj”, tha Ulaj.
Neuropsikiatri Ulaj po ashtu tregon se pasojat nga abuzimi me këto substanca janë po aq te rënda sa edhe abuzimi më substanca narkotike dha alkoolin.
Të pyetur nga arbresh.info Instituti Farmaceutik i Kosovës thonë se të gjitha këto medikamente nuk mund të jepen pa përshkrimin e mjekut.
“Të gjitha produktet mjekësore psikotrope, bazuar në Ligjin Nr. 02/L-128 për Barna Narkotike, substanca Psikotrope dhe Precursorët, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr 01/2010 i nënshtrohen recetës mjekësore dhe të njëjtat nuk mund të jepen pa përshkrim të mjekut”, thonë ata.
Ata thonë se brenda vitit 2019 Instituti Farmaceutik ka marrë masa për subjektet farmaceutike për mos respektim të legjislacionit.
Po ashtu prioritet për vitin 2020 thonë se do e kenë monitorimin e institucioneve shëndetësore që ofrojnë shërbime farmaceutike në fushën e barnave narkotike dhe substancave psikotrope
“Brenda vitit 2019, Inspektorati Farmaceutik, ka gjobitur subjekte (me pakice) farmaceutike për mos respektim të legjislacionit. Monitorimi i institucioneve shëndetësore që ofrojnë shërbime farmaceutike në fushën e barnave narkotike dhe substancave psikotrope, do të jetë prioritet i inspektimit për vitin 2020, me çka një gjë e tillë është e paraparë edhe në planin e punës për ketë vit.”/ElonaHaxhiu/arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?