Një nxënëse ngacmohet seksualisht në shkollë

18:58 | 27 Mars 2015
M. A.

Në shkollën fillore “Nazim Gafurri”, në Prishtinë , është suspenduar nga puna një profesor i Edukatës Fizike i cili dyshohet se ka ngacmuar një nxënëse të klasës së 8-të. Kjo ndodhi pasi që personin në fjalë e akuzoi nxënësja për ngacmim seksual, raporton 038 në KTV

Nxënësja, pas ngacmimit që i ka bërë profesori, është alivanosur në klasë dhe dyshohet të ketë marrë hapa. Kur është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ka deklaruar se arsimtari e ka ngacmuar.

Rastin e ka konfirmuar drejtoresha për arsim në Prishtinë, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se me të marrë lajmin nga drejtoria e shkollës ka suspenduar arsimtarin dhe ka lajmëruar organet përgjegjëse. Me nxënësen, sipas saj, po merret qendra për punë sociale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme