Thirrja e ministres Renata Deskoska, për dorëzim të amendamenteve për Propozim ligjin e Prokurorisë Publike deri sot në mesditë, nuk i vuri në lëvizje të gjitha partitë politike.
Disa kanë bërë vërejtje që në mbledhjen e djeshme të grupit të punës, ndërsa të tjerët kërkojnë kohë shtesë.
Disa grupe parlamentare kërkuan kohë shtesë, për të formuluar amendamentet për shkak të detyrimeve të tyre me dialogun Zhan Mone. Për shkak të besimit në proces ne nuk do të zbulojmë se kush janë dorëzuesit”-thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Nga Aleanca për Shqiptarët për Alsat, konfirmuan se kanë parashtruar tetë amendamente përmes postës elektronike. ASH-ja kërkon pavarësi më të madhe për prokurorët, për siç thotë, të mos ndodhë një Katica Janeva e re, si dhe prokurorët të marrin lëndë përmes sistemit AKMIS, ngjashëm me praktikën gjyqësore. BDI reagoi dje për faktin se përse dhjetëra amendamente të kësaj partie nuk u përfshinë në propozim ligj. Deputeti Artan Grubi për Alsat tha se janë në pritje të një propozim ligji shtesë, për vërejtje të tjera eventuale. Në grupin e punës gjithashtu morën pjesë “të përjashtuarit” nga VMRO-DPMNE-ja, por nuk ka asnjë konfirmim nga ata nëse iu përgjigjën thirrjes së Deskoskës. VMRO-DPMNEnjë ditë më parë bëri thirrje që amendamentet të hartohen së bashku me ekspertët, që morën pjesë në debatin publik në Kuvend. Sot opozita nuk e di se çfarë kërkon Deskoska.
Unë nuk e di se për cilin ligj flet ministrja Renata Deskoska. Projekt-version, tekst, për të cilin u zhvillua debati publik, pas të cilit ekspertët dhanë mendimin e tyre, dhe kjo duhet të ishte baza për draftin e ardhshëm të tekstit, nuk ka, nuk është bërë Propozim tekst i ligjit. Është një version nga i cili duhet të dalë Propozim tekst ligjor, që pastaj të mundet në Kuvend të paraqiten amendamente”-tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Takimi tjetër i grupit të punës do të mbahet të hënën. Nëse partitë e harmonizojnë zgjidhjen ligjore, kryetari i parlamentit Talat Xhaferi, nuk sheh asnjë problem në votimin e tij përpara se të shpërndahet Kuvendi. Komuniteti ndërkombëtar ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e miratimit të Ligjit për Prokurorinë Publike. Por, që të miratohet ky ligj nevojitet shumica prej dy të tretave të votave.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...