Mblidhet kryesia e LDK-së, diskutojnë për koalicionin me VV-në

12:05 | 1 Shkurt 2020
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e kryesisë, për të diskutuar rreth koalicionit të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërkohë, kryesia e Kuvendit të Kosovës, me kërkesën e Albin Kurtit ka vendosur që të hënën nga ora 11:00, të mbahet seanca ku do të votohet qeveria e re.

Një takim i Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbajtur dje për të njëjtën temë.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri pas takimit të kryesisë së LDK-së për mediat ka thënë se gjatë këtyre dy ditëve do të ketë takime midis dy partive dhe se ka ende gjasë për koalicion me VV-në.

Problemi kyq po vazhdon të jetë posti i kryeparlamentarit i cili ushtrohet tani nga Glauk Konjufca i zgjedhur më 26 dhjetor.

Mbetet të shihet nëse vikendi do të prodhojë një marrëveshje midis Vetëvendosje dhe LDK-së që Kurti të votojë qeverinë e udhëhequr nga vet ai në seancën e së hënës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme