Google ADS

Airbus dënohet me 3 miliardë funte për shkak të korrupsionit

11:55 | 1 Shkurt 2020
Arbresh.info

Prodhuesi më i madh i aeroplanëve në Evropë, Airbus, pritet t’i paguajë rreth 3 miliardë funte pasi zyrtarët e saj pranuan se kompania ka paguar ryshfet të madh për të nënshkruar kontrata me 20 shtete.

Hetuesit kundër korrupsionit e vlerësuan rezultatin e hetimeve si gjobën më të lartë në histori kundër ryshfetit, shkruan “The Guardian”.

Kjo kompani u pajtua ta paguajë gjobën rekorde pas arritjes së marrëveshjeve me hetuesit në Britani të Madhe, Francë dhe Shtetet e Bashkuara. Në këtë mënyrë u jepet fund hetimeve që filluan para katër vjetëve.

Airbus kishte përdorur një rrjet të agjentëve sekretë për të paguar shuma të mëdha të parave për zyrtarët në vendet e huaja në mënyrë që të nënshkruheshin kontrata me vlera të mëdha.

Prokurorët francezë u morën edhe me hetimin e rasteve të ryshfetit në Kinë, Japoni, Rusi, Kuvait, Brazil dhe Turqi.

Kompania shpreson se marrëveshjet për gjoba të sjellin qetësi në pozitat e larta pas disa shkarkimeve. Vetëm në Britani të Madhe, Airbus i ka 13 mijë e 500 punëtorë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme