Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare është trajtuar një rast së fundi, i dyshuar se mund të jetë infektuar me coronavirusin.
“Personi është sjellë nga aeroporti, dhe po dyshohet se mund të jetë infektuar me virusin kinez”, bëjnë të ditur për arbresh.info burime brenda Klinikës Infektive.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, për arbresh.info, thotë se Kosova është e rrezikuar njësoj si nga shtetet e tjera, por rrezikshmëria është e ulët.
“Kosova si çdo vend tjetër është e rrezikuar nga coronavirusi, por rrezikshmëria është e ulët. Instituti Kombëtar është i gatshëm për menaxhimin e të gjitha rasteve dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike. Instituti do të informojë rregullisht Institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën e Situatave dhe OBSh-në, për ecurinë epidemiologjike të Novel coronavirus (2019-nCoV) në Republikën e Kosovës”, është shprehur Ramadani.
Ramadani thotë se në shkaqe gatishmërie po qëndron edhe një staf mjekësor në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Në aeroportin e Prishtinës, janë duke qëndruar ekipi mjekësor i aeroportit, të ndihmuar dhe të udhëzuar nga ekipi i epidemiologëve të Institutit Kombëtar, të cilët janë duke e bërë diagnostikimin e udhëtarëve, përmes matjes së temperaturës në distancë. Ka shumë pak informacion për këtë virus, nga zyrtarët e vendit të origjinës”, tha ai.
Masat e parandalimit të pneumonisë me coronavirus.
1. Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
2. Lani shpesh duart me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
3. Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hidhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
6. Evitoni vendet e mbyllura dhe të mbi populluara me njerëz”, ka thënë Ramadani./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?